GazetaMax
Ballina

Pasojat e gjumit të pakët dhe atij të tepërt

Për sportistët cilësorë, një gjumë i mjaftueshëm renditet ndër faktorët më të rëndësishëm për të arritur rezultatet e dëshiruara. Por edhe për njerëzit normalë, mosfjetja mund të sjellë pasoja të rënda. E njëjta gjë ndodh edhe kur e tejkaloni me gjumin.
Gjumi i rregullt dhe i thellë për procesin mësimor të trurit njerëzor është një element i tepër i rëndësishëm.
“Gjumi është për njeriun si zembereku për orën“, thoshte dikur filozofi i famshëm gjerman, Arthur Schopenhauer. Kush fle jo mjaftueshëm redukton energjinë e vet dhe rendimentin për një kohë të gjatë.
Mungesa e gjumit shkakton deformim të përqendrimit, sjell një gjendje të keqe humori dhe në terma afatgjatë, mund të sjellë madje edhe një rrezik të shtuar për kancerin, shkruan EO.
Në kundërshtim me mendimin që ka mbizotëruar prej kohësh, gjumi është shumë më tepër sesa thjesht një fenomen pasiv, pra jo i rëndësishëm.
Gjumi është një proces shumë intensiv
Gjatë gjumit, shumë organe dhe biosisteme, të cilat gjatë ditës punojnë “me kohë të plotë”, rigjenerohen dhe rivendosin ritmin në përgjithësi. Në gjumë, sistemi imunitar aktivizohet, luftohen infeksione dhe shkaktarët e sëmundjeve bien në letargji. Dhe jo më pak përgjatë gjumit përpunohen edhe eksperiencat e ditës së mëparshme, ruhen informacionet dhe kujtimet përforcohen.
Pasojat një gjumi të mangët
Në kuadër të procesit biologjik të gjumit, bëhet e kuptueshme, se përse mungesa e gjumit mund të sjellë pasoja kaq të rënda për gjendjen tonë fizike e mendore. Mungesa e gjumit, së pari çon në humbjen e shpejtësisë së mendimit, e më pas në një pakësim apo reduktim të përqendrimit. Në fund vijnë edhe boshllëqet ose mungesat në mendime e kujtesë, pasuar me dobësi fizike.
Mungesa e gjumit të sëmurë
Vetëm me këto dijeni bazike na bëhet më se e qartë se përse mungesa e gjumit na shkakton ulje të aftësisë për rigjenerim fizik e mendor dhe se përse ne rrezikohemi seriozisht të sëmuremi. Mungesa e gjumit ndikon në sistemin tonë imunitar dhe kësisoj sjell me vete një rrezik të shtuar për sëmundjet që lidhen me të ftohurën e gripin, kjo merret me mend. Pak më komplekse megjithatë duket se është puna kur flasim për lindjen e një rreziku të shtuar për sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut në zemër, – ndryshimin e mineraleve- dhe ato psikike. Në studime të ndryshme është zbuluar se në rastet e mungesës së gjumit, përkeqësohet ndryshimi i karbohidrateve, rritet niveli i sheqerit në gjak, si dhe humbet balancën edhe prodhimi i tiroideve – të gjitha këto, mesazherë klasikë të afrimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Sa orë gjumë na nevojiten?
Nëse deri më tani u panë efektet e mungesës së gjumit, çfarë mund të thoshim për të kundërtën? Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, një njeriu i duhen 4-10 orë gjumë, në varësi të faktorëve gjenetikë. Kjo kohë për të rriturit është 6-8 orë. Nga ana tjetër, ka studime që pohojnë se 8 orë gjumë nuk janë të domosdoshme, por 6, 5 ose 4 orë gjumë mund të jenë të mjaftueshme. Sidoqoftë, si “vijë e kuqe” konsiderohet tetorëshi.
Gjumi i tepërt, si ai i mangëti
Ata që flenë më shumë ose më pak se mesatarja, herët a vonë do të përballen paradoksalisht me probleme shëndetësore krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm dhe në mënyrë të rregullt. Në një studim të gjatë kohor, u morën në observim më shumë se 71 000 gra gjatë 10 viteve dhe u vërejtën dy pika të rëndësishme. E para, gjumi i tepërt rriste rrezikun për sëmundje të zemrës; e dyta, ata që flinin shumë përballeshin me të njëjtat probleme shëndetësore si ata që flinin pak. Gjumi i tepërt mund të shkaktojë obezitet, diabet, rritje të presionit të gjakut, ulje të vëllimit muskulor, dobësim të sistemit imunitar dhe depresion.

Related posts

Ritëm veror sjell Ela Muja me Turabi në super bashkëpunimin e ri

Gazetamax.mk

Shtypni një pikë në bark: Nëse keni probleme me kapsllëkun, provoni këtë metodë

Gazetamax.mk

Sa bukur ka ardhur ” Mora fjalë” nga Dj Fem-X dhe Dioniza

Gazetamax.mk