GazetaMax
Ballina Glow

Pasqyrë e kulturës dhe traditës shqiptare, ekspozita “Karavani artistik 2023”në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje! Nga Anila Hetoja, piktore/arkitekte e brendshme

Artistja e njohur shqiptare Anila Hetoja ka rrëfyer eksperiencën e saj më të re në ekspozitën kulturore të artit pamor “Karavani artistik 2023” “Artistët për artistë” në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Bullgari duke e cilësuar si një pasqyrë të kulturës dhe traditës shqiptare . Në këtë aktivitet mori pjesë një grup i gjerë artistësh nga Kosova. Kjo ekspozitë u realizua nën përkujdesjen e arkitektit dhe artistit të njohur Veton Gusia dhe u shoqërua me një atmosferë kreative, duke bashkuar artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës . Mes pjesëmarrësve ishin gjithashtu kuratorë, kritikë arti, profesorë, si dhe shumë artistë të rinj, të cilët përmes veprave të tyre kontribuuan në krijimin e një urë lidhëse mes dy vendeve.

Në hapjen solemne të ekspozitës, Ambasadori i Kosovës në Sofje, z. Haxhi Bajraktari, mbajti një fjalim të ngrohtë mirëseardhjeje për të ftuarit. Ai theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti si një mundësi për të promovuar artin dhe kulturën e Kosovës në një kontekst ndërkombëtar. Ambasadori falenderoi organizatorin e eventit, i cili mundësoi realizimin e ekspozitës, si dhe artistët pjesëmarrës që sollën nëpërmjet veprave të tyre një pasqyrë të thellë të kulturës, traditës dhe identitetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Ekspozita mbetet e hapur për publikun për një periudhë një mujore, duke ofruar mundësinë për vizitorët të njihemi me vepra artistike që pasqyrojnë pasurinë kulturore dhe historinë e Kosovës. Ky aktivitet është një nga shumë iniciativat që forcojnë lidhjet kulturore dhe diplomatike ndërmjet Kosovës dhe shteteve të tjera, duke shfaqur artin si një mjet të fuqishëm për ndërlidhje dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Related posts

Sallata me domate, qershi dhe borzilok që ka veti shëruese

Gazetamax.mk

Bora ‘shpërthen’ nga nervoza

Gazetamax.mk

Fadil Shyti: NGA KUJTIMET E MIA

Gazetamax.mk