GazetaMax
Lajme

Pendarovski dhe Kovaçevski, konsultime për ambasadorët

Shkup, 9 janar – Nga konsultimet që do të bëjnë Presidenti, Stevo Pendarovski me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani për vendet vakante nëpër ambasada, do të dihet edhe fati i Viktor Dimovskit për në Paris. Pavarësisht skandalin lidhur me shtetësinë e spiunit rus, Oleksander Onishçenko derisa Dimovski ishte drejtor i ASK-së, Qeverisë nuk i mjafton kjo si argument të penalizon këtë të fundit. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pret që Presidenti të thërras takimin.

“Varet se kur Presidenti do të thërret takimin. U morëm vesh që nga sot të fillojnë konsultimet”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Nga kabineti i Pendarovskit thonë për Alsat se nuk do të ketë një takim të vetëm, por një vazhdë të konsultimeve sepse duhet plotësuar vendet vakante, përfshi edhe zgjidhjet e tjera kadrovike nëpër ambasada. Dimovski akoma nuk ka kaluar fazën e intervistimit në Kuvend. Komisioni parlamentar për politikë të jashtme, nuk është thirrur ndër muaj, ndërsa në pikën për Dimovskin si bazë për intervistimin e tij nga deputetët do të merret edhe procesverbali nga puna e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit. Viktor Dimovski në karrierën e tij përveç se si diplomat ka shërbyer edhe si drejtor i Agjencisë së Zbulimit dhe së fundi për tre vite drejtor i ASK-së që nga themelimi i saj. Bagazhi i tij në ASK kujton mijëra kërkesa për shtetësi të pa proceduara, mijëra certifikata të sigurisë së pa miratuara, përfaqësim jo të drejtë dhe adekuat brenda institucionit, mos shkëputje të plotë të ASK-së nga MPB-ja edhe pse ishte caktuar objekti i veçantë për të dhe së fundit nënshkrimin e shtetësisë së Oleksander Onishçenkso, spiun rus, person në listën e zezë amerikane dhe kriminel në kërkim ndërkombëtar nga shteti i tij, Ukraina mbi dyshimet për keqpërdorimin e mbi 100 milion eurove fonde Evropiane. /Alsat.mk

Related posts

Rusia shkatërron laboratorin radioaktive në Çernobil

Gazetamax.mk

Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren izraelite Frankell

Gazetamax.mk

Nesër kongresi i PLD, do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, Zajkova kandidate e vetme

Gazetamax.mk