GazetaMax
LAJME

Pendarovski – Fon der Lejen: Pritet ndihmë nga KE në përballjen me krizën energjetike

Sofje, 1 tetor – Kriza energjetike aktuale dhe rrjedha e procesit të skriningut, si fazë e rëndësishme në negociatat inkuadruese për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore të takimit të sotëm të shefit të shtetit, Stevo Pendarovski me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Sofje.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski shfaqi pritshmëri për ndihmë nga Komisioni Evropian në kontekst të solidaritetit evropian në përballjen me krizën energjetike.

Lidhur me negociatat inkuadruese për anëtarësim, Pendarovski potencoi se vendi është i gatshëm t’i bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit për inkuadrim drejt BE-së.

Pendarovski dhe Fon der Lajen sot në Sofje marrin pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari (IGB).

Related posts

Asnjë i vdekur dhe 31 raste të reja me koronavirus në Kosovë

e-max

Kuvendi me 56 vota miratoi Buxhetin për vitin 2023

e-max

Samiti i BE në Tiranë/ Charles Michel: Do të zhvillohet në zemër të Ballkanit Perëndimor

e-max