GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Shkup, 7 shkurt – Marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë janë miqësore me dialog intensiv politik të nivelit të lartë, vlerësuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jan Lipavski, i cili po qëndron për vizitë në vend.

Lidhur me aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç informon Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme çeke në politikën e zgjerimit dhe në këtë kontekst janë shkëmbyer mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh me BE-në.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku presidenti Pendarovski theksoi se stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, mbështeten në perspektivën evropiane dhe në atë drejtim theksoi në nevojën që BE të ruajë fokusin e saj në rajon.

Presidenti Pendarovski dhe ministri Lipavski biseduan edhe për gjendjen në Ukrainë, përgjigjen e partneritetit të NATO-s, si dhe për aktivitetet e presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në këtë kontekst.

Related posts

Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje

Gazetamax.mk

Gërkovska: Sistemi gjyqësor është hallka më e dobët në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Drejtori Asani: Vitin 2023 në Klinikën për Kirurgji të fëmijve e përmbyllim me hospitalizim të 4965 fëmijëve dhe 1986 operacione të suksesshme

Gazetamax.mk