GazetaMax
Lajme

Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbështetë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së

Shkup, 12 dhjetor – Republika e Maqedonisë së veriut e mbështetë dialogun Prishtinë – Beograd për gjetjen e zgjidhjes gjithpërfshirëse, me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së, theksoi Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me Glauk Konjufcën, kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, u bisedua për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, me theks në bashkëpunimin parlamentar, me ç’rast dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga dinamika dhe bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës të cilat mbajnë marrëdhënie pozitive dhe konstruktive, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe pa çështje të hapura.

“Bashkëbiseduesit folën edhe për ngjarjet e fundit në Kosovës, me ç’rast presidenti Pendarovski bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve me çka do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi, si i fqinjëve tanë, ashtu edhe i tërë rajonit, ceket në kumtesë.

Në atë kontekst, presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështetë dialogun Prishtinë – Beograd për gjetjen e zgjidhjes gjithpërfshirëse, me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së.

Në takim, siç është cekur në kumtesë, u këmbyen mendime dhe informata për gjendjet në rajon me ç’rast u konstatua se në kontekst të sfidave të reja gjeopolitike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, zgjidhja e qetë e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.

Related posts

Neziri nga ASH: Qeveria është dashtë të ricaktojë masat anti-krizë

Gazetamax.mk

Flet arsimtari që akuzohet për dhunë ndaj nxënësit

Gazetamax.mk

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Gazetamax.mk