GazetaMax
Lajme

Pendarovski merr pjesë në Maratonën e Ohrit në not

Ohër, 10 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot merr pjesë në Maratonën e 35-të të Ohrit në not.

Në startin, siç kumtoi Kabineti i presidentit, ai u dëshiroi liqe të qetë dhe garë të suksesshme pjesëmarrësve, duke e theksuar kontributin e tyre në afirmimin e Maratonës së Ohrit në not.

Pendarovski në shoqërim të nxënësve të talentuar, fitues të çmimeve në gara ndërkombëtare, të cilët janë mysafirë të tij si pjesë e programit për përkrahje të talentëve të rinj “Kabineti i hapur për nxënës të talentuar”, kanë ndjekur një pjesë të maratonës.

Në kategorinë e burrave do të garojnë nikoqirët Aleksandar Ilievski dhe Evgenij Pop Acev, Sindrit Desku dhe Arion Budima nga Kosova, Arne Furlan Shtular nga Sllovenia, Françesko Getini nga Italia dhe Matias Dias Hernandez nga Argjentina. Vajza e vetme në edicionin e sivjetshëm të maratonës është argjentinasja Rita Vanesa Garsia.

Related posts

Arrestohet një person, kalonte naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë

Gazeta Max

Një tjetër luftë në horizont, roli kritik i gjeografisë

Gazeta Max

144 vjet nga rënia heorike e Mic Sokolit

Gazeta Max