GazetaMax
Lajme

Pendarovski nga Davosi: Demokracia duhet të mbizotërojë mbi autokracinë

Davos, 17 janar – Nuk jam i brengosur se bashkimi transatlantik dhe panevropian dhe solidaritetin do ta kemi edhe sivjet, por pyetem nëse do ta mbajmë kur ët përfundojë edhe lufta në Ukrainë, e kjo është kyçe që të zotërojë demokracia mbi autokracinë. Kështu u shpreh sot presidenti Pendarovski në panel sesionin “Në mbrojtje të Evropës” që mbahet në korniza të forumit botëror ekonomik në Davos, informon Zhurnal.

“Duam që lufta të përfundojë që sot, por logjika e shteteve dhe interesave nacionale siç janë me shekuj, me rëndësi është të kujdeseni për oborrin tuaj. Nëse përsëri i japim prioritet interesave nacionale të shteteve, atëherë ky bashkim dhe solidaritet do të zhduket”, tha Pendarovski.

Për këtë, sipas tij, e patjetërsueshme dhe kyçe është kur të përfundojë lufta në Ukrainë të mbahet solidariteti transatlantik, sepse siç shihet përmes botës madje edhe tek disa prej shteteve më të mëdha, po rriten tendencat autoritare.

“Nëse demokracitë nuk mbahen dhe ngelin të bashkuar, duke respektuar të njejtat vlera dhe duke luftuar për to ndonjëherë dhe bukvalisht, atëherë autokracitë do të zotërojnë. E pamë vitin e kaluar kur filloi lufta në Ukrainë dhe më parë në Bjellorusi se dolema kryesore dhe lufta është mes demokracisë dhe autokracisë, gjegjësisht diktatura siç është sot në Rusi. Për këtë duhet doemos të jemi të bashkuar dhe solidar edhe pas luftës në Ukrainë. Kjo është e patjetërsueshme që të kemi një botë më të mirë”, tha Pendarovski.

Përskaj Pendarovskit, në këtë forum marin pjesë dhe presidentët e Polonisë, Andzhej Duda dhe i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ministri për punë ët jashtme i Spanjës, Jose Manuel Alvarez Bueno dhe lideri i forcave demokratike të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja.

Pendarovski në këtë forum do të ketë takime bilaterale me disa pjesmarës të forumit./Zhurnal.mk

Related posts

Kasami në Shipkovicë, inspekton punimet e përroit të fshatit

Gazetamax.mk

Zuhejr Rexhepi, drejtori i ri i “Ndërmarjes për parqe dhe gjelbërim”, kuadër që të bën krenar në Shkup

Gazetamax.mk

Qyçuk: Ka faktorë të jashtëm të cilët nuk dëshirojnë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të kenë marrëdhënie të mira

Gazetamax.mk