GazetaMax
Lajme

Pendarovski: Rrethi i parë i votimit më 24 prill do ta paralajmërojë fituesin e 8 majit

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski sonte deklaroi se nuk do të pajtohet me anketa të caktuara sipas të cilave Gordana Siljanovska-Davkova është favorite dhe se do të fitonte në rrethin e parë. Ai theksoi se rrethi i parë i votimit, të mërkurën më 24 prill do ta paralajmërojë fituesin më 8 maj.

“Unë mendoj se në rrethin e parë në lidhje me diferencën, kuptohet nga respekti ndaj kandidatëve të tjerë nuk them se kush janë dy favoritët, megjithatë unë mendoj se me shtatë kandidatë në garë dhe e dini profilin ideologjik, politik të secilit prej tyre, askush nuk është plotësisht i ri – dallimi mes dy të parëve do të jetë shumë i vogël. Do të thotë nuk do të jetë 100 mijë ose mbi 100 mijë, që është mirë për pasigurinë në rrethin e dytë. Dhe nëse është pozicioni im, eventualisht numri 2, në fund, e jo numri 1 në rrethin e parë, e dini se rrethi i parë zgjedhor për president është vetëm ngrohje për rrethin e dytë kur zgjidhet përfundimisht”, potencoi Pendarovski në emision e sontëm në “Samo intervju” në Kanal 5.

Kur qytetarët zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president, thotë ai, është e pamundur që diferenca mes dy kandidatëve do të hyjnë në rrethin e dytë të jetë me numër treshifror, sikur dëshiron të besojë VMRO-DPMNE.

Sipas tij, jehona e qytetarëve në rrethin e dytë do të jetë më e madhe për shkak të përputhjes me zgjedhjet parlamentare. Pendarovski theksoi se rrethi i parë i votimit, të mërkurën më 24 prill, do ta shpallë fituesin më 8 maj.

Pendarovski duke u përgjigjur në pytjen foli edhe për angazhimin e tij për realizëm të ri të rrugës drejt BE-së, gjegjësisht këmbëngulja që bisedimet të zhvillohet konform metodologjisë për të gjitha vendet-kandidate dhe vetëm për çështje që janë në pajtim me vlerat evropiane

“Praktikisht, kjo do të thotë mos na e bëni më këtë si me Greqinë dhe Bullgarinë, le të flasim për kriteret evropiane, sundimin e ligjit, administratën profesionale, lirinë e medias, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit. Është më shumë angazhimi ynë dhe bindja ime politike, që të pajtohemi me realitetin, Ballkani dhe ne po presim shumë, praktikisht 20 vjet kemi qenë me këtë status”, tha Pendarovski.

BE-ja, theksoi ai, pak ditë më parë miratoi përfundimisht Planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, në të cilin janë në dispozicion miliarda euro para që do t’i kishim para se të ishim anëtar i BE-së.

Në këtë drejtim, ai elaboroi se nevojitet shfrytëzim efikas i mjeteve për zhvillim ekonomik dhe social nga Plani i ri për rritje të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet e BE-së në pjesën e zhvillimit të infrastrukturës, tranzicionit të rritur dhe mbrojtjes së ambientit jetësor dhe përballjen me ndryshimet klimatike.

Related posts

Internet i shpejtë dhe i sigurt, sateliti i Elon Musk vendoset mbi Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Në ditën kur e zyrtarizuan marrëveshjen, LSDM ka filluar ta disiplinoj Aleancën për Shqiptarët

Gazetamax.mk

Një i vdekur pasi një automjet doli nga rruga Kërçovë – Ohër

Gazetamax.mk