GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Turkoviq: Perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë

Shkup, 20 janar – Perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë dhe të qëndrueshëm, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme t[ Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

Në takim, bashkëbiseduesit, siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Pendarovski dhe Turkoviq shkëmbyen mendime për integrimet evropiane të dy vendeve, për rolin e Bashkimit Evropian në rajon në aspektin gjeopolitik aktual dhe theksuan rëndësinë e zbatimit të proceseve kyçe reformuese.

Presidenti Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen e vendit tonë për aspiratat evropiane të BeH-së, si dhe shprehu gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në lidhje me procesin integrues në NATO, duke shtuar se perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë dhe të qëndrueshëm.

Në takim, presidenti Pendarovski dhe ministrja Turkoviq shkëmbyen informacione për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni në aspektin e situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Related posts

Zendeli: Ky është moment i duhur të hiqet 20% nga Kushtetuta

Gazeta Max

Lukrovski: Së bashku me shoqatat do të ndërtojmë bashkëpunim sistematik për trajtim më të mirë të pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara

Gazeta Max

Besnik Emshiu takim me shefat e shtabeve të AKi-së, koha e fitores së madhe filloi

Gazeta Max