GazetaMax
Lajme

Penov: Komunat kërkojnë para nga shteti, ndërsa nuk i shfrytëzojnë resurset e veta

Shkup, 31 janar – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot tha se lufta në Ukrainë shumë seriozisht i ka goditur komunat në vend dhe ua ka rritur shpenzimet.

Sipas tij, për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar shpenzimet për energji të komunave janë rritur për një miliard denarë.

“Komunat atë shpenzim kanë bërë përpjekje që ta kompensojnë me uljen e investimeve kapitale, por atë miliard e kanë kompensuar me uljen e investimeve kapitale për 1,9 miliardë ose dyfish më shumë dhe gjatë kësaj i kanë rritur borxhet për edhe 800 milionë denarë. Kjo flet për raportin katastrofik të keq ose joracional drejt zhvillimit të komunave dhe drejt qytetarëve”, theksoi Penov në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”.

Siç vlerësoi ministri, decentralizimi fiskal nuk është shfrytëzuar.

“Nuk është bërë asnjë hap përpara dhe këtu burimi më bujar i të ardhurave, tatimi i pronës, është shfrytëzuar më së paku. Konsiderohet se mbi 70 për qind e objekteve nuk janë të regjistruara për t’u taksuar. Pagesat për shërbimet komunale që komunat i perceptojnë si burimin më interesant të të ardhurave kanë qenë të njëjta për 20 vite, ndërsa shohim që rreth nesh po ndërtohen projekte jashtëzakonisht fitimprurëse. Çmimet e banesave po rriten, shërbimet komunale nuk arrijnë të financojnë detyrimin e komunës për objektin e dhënë dhe mbahen në nivele të ulëta. Të mos flas për shërbimet komunale ku ka populizëm të pastër. Në kushte të tilla shpëtimi kërkohet në ‘më jepni paratë e shtetit’, ‘na jepni mundësinë të marrim hua’, ndërsa resurset e veta që janë në dispozicion nuk shfrytëzohen”, theksoi Penov në panelin “Zhvillimi i balancuar rajonal dhe lokal dhe përfitimet nga sistemi i ri i subvencioneve në bujqësi”.

Related posts

Fibroza cistike, pacientët në protesta para Qeverisë

Gazetamax.mk

Thaçi optimist se do të zgjidhen pengesat në vend

Gazetamax.mk

Sot nuk pritet të bjerë edhe borë

Gazetamax.mk