GazetaMax
LAJME

Pensionistët të pa kënaqur me rritjen e pensioneve

Shkup, 9 Tetor – Pensionistët nuk janë të kënaqur me përqindjen e rritjes së pensioneve. Nga shoqata e pensionistëve thonë se anëtarësia e tyre reagon vazhdimisht, pasi kjo rritje e pensioneve nuk mjafton për ti përballuar shtrenjtimet e vazhdueshme të ushqimit dhe produkteve elementare.

“Nëse një pensionist ka 11 mijë apo 12 mijë denarë, pensioni i tij do të rritet për 800 denarë, që vlerësojmë se është e pa mjaftueshme për krizën aktuale të inflacionit, krizën energjetike dhe ekonomike, me të cilën po përballemi në përgjithësi” – tha Kryetari i Shoqatës së pensionistëve në Kumanovë, Bllage Jakimovski.

Nga shoqatat e pensionistëve në Kumanovë kërkojnë që Qeveria të gjejë mënyrë për ti ndihmuar, sidomos pensionistët me të ardhura të ulëta.

“Qeveria sa më parë patjetër të gjejë mënyrë nëpërmjet masave të reja anti krizë, tu ndihmojë pensionistëve tanë. Të gjendet formula që të ju ndihmohet pesionistëve me të ardhura të ulëta” – u shpreh Jakimovski.

Nga kjo shoqatë theksojnë se në kohën e pandemisë kanë ndarë 800 vauçerë me nga 1000 denarë për pensionistët me të ardhura të ulëta dhe pensionistët e moshës mbi 95 vjeç. Pensionistët kumanovarë me pension më të ulët se 13 mijë denarë nga muaji i ardhëshëm do të mund të shfrytëzojnë edhe transportin publik të qytetit falas.

Related posts

Gjenë punë jashtë vendit dhe tërhiqet nga politika, Martin Zahariev i LSDM

e-max

Zejdi: Me Frontit Europian do arrijmë që të reformojmë funksionimin dhe menaxhimin e qeverisjes në të ardhmen

e-max

Pendarovski: Unë nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re bullgare

e-max