GazetaMax
LAJME

Zejdi: Me Frontit Europian do arrijmë që të reformojmë funksionimin dhe menaxhimin e qeverisjes në të ardhmen

I ftuar në emisionin Klan Debat kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd, në lidhje me koalicionin me BDI-në u shpreh se krahas besimit dhe mendimit që ai ka pasur në të kaluarën ku ka mbështetur opozitën, duke parë edhe rrethanat tani, dhe në bazë të analizave të bëra nga Kuvendi Qëndror i Lëvizjes Populli kanë vendosur se rruga e duhur për bashkëpunim është rruga drejt Frontit Europian së bashku me BDI-në.

“Meqë në kto zgjedhje shihej qartë se do të fillonte grupimi, dhe nuk kishte zgjidhje tjetër, për të mos ngelur mbas edhe ne vendosëm që të bashkëpunonim me krahun por Fronitit Europian. Edhe Kuvendi qëndror i Lëvizjes Populli kemi bërë analizë të subjekteve politike dhe dy krahëve, padyshim kam qenë një prej opozitarëve më të zëshëm dhe kam besuar në atë që kam menduar se ka qenë e drejtë.
Edhe pse opozitarët më kanë quajtur si tradhëtar, unë deri vonë i kam promovuar, që për momentin nuk do të kishim atë bindje për ata, por atëher kam pasur atë besim. Sot kamë një besim tjetër që kjo opozitë me këto subjekte politike që ka brenda, dhe të vish tek një BDI e cila ka pasur dhe gabimet e veta sepse është 22 vjet në pushtet, dhe dhjetra deputetë të saj mund edhe të kenë dështuar, por vendimi jonë është se BDI-ja mbetet faktor më i rëndësishëm dhe më primar për vazhdimin e rrugëtimit politik për të gjitha sfidat që e presin. Prandaj ne zgjodhëm që të jemi bashkë me BDI-në, dhe mendojmë se kjo zgjedhje ka qenë më e drejtë, dhe Fronti Europian është zgjedhja më e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sot nuk jam kritik ndaj BDI-së sepse flasim për një Front Europian që do të funksionojë në madndatin 2024-2028, dhu unë mbajë përgjegjësi për këtë front, dhe të të korigjojmë shumë lëshime që në të kaluarën janë bërë, dhe do arrijë që të reformojmë funksionimin dhe menaxhimin e qeverisjes në të ardhmen”, tha Zejdi. /tvklan.mk/

Related posts

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

e-max

Zudi Enuzi nuk ndalet. Higjiena Komunale-Shkup aksion për pastrim të Çairit

e-max

KRSKRR: Kujdes nga vozitja në kushtet me borë dhe akull në rrugë

e-max