GazetaMax
Lajme

Për 10 ditë do mësohet fati i Referendumit, Xhaferi do ua dërgojë komisioneve

Shkup, 11 Shtator — Më së voni deri të mërkurën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duhet ta marrë nismën për referendum të cilën dje VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Parlament. Pastaj ka afat edhe dy ditë që Komisioni Juridiko-Ligjvënës dhe Komisioni për Sistem Politik të deklarohen nëse iniciativa është në rregull apo jo.

Nëse konstatohet se nuk është në rregull, atëherë do të vijojë debat në seancën e ardhshme të Kuvendit. VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në se po ik nga referendumi dhe edhe një herë kërkuan që bashkë me referendumin, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

“Frika e pushtetit nga përballja me njerëzit është shumë e madhe. Sipas hulumtimeve të bëra, mbi 60% të maqedonasve do të votonin në referendum, ndërsa këtë e di edhe pushteti. Dalja e këtillë e madhe do të rezultonte me anulim të Marrëveshjes me Bullgarinë. Tezat e LSDM-së anti-maqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë, janë gënjeshtër. Dëshmi për këtë është edhe ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja vazhdon me sjelljen e saj destruktive, thonë nga LSDM-ja. Në momente kyçe dhe serioze, Mickoski me një iniciativë, e cila është e destinuar të dështojë, dëshiron ta pengojë funksionimin normal të vendit, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë, shtojnë nga partia në pushtet.

“ VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski, në vend që të jenë konstruktivë, me kërkesa për zgjedhje dhe referendum po tentojnë të pengojnë funksionimin normal të institucioneve në dëm të ekonomisë vendase, e me këtë edhe në dëm të qytetarëve. Sjellja e tyre destruktive do të mposhtet sërish”, pohoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Deri më tani të gjitha grupet parlamentare u shprehën se janë kundër nismës për referendum për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën e ngriti VMRO-DPMNE.

Related posts

Raporti i KE-së: Parlamenti duhet të ketë një rol aktiv dhe pozitiv në procesin e negociatave me BE-në

Gazeta Max

Familjarët e ish-zv.drejtorit të AKSH-it denoncojnë në polici zhdukjen e tij

Gazeta Max

Në Kodër të Diellit minus shtatë, në Gjevgjeli gjashtë gradë

Gazeta Max
Lajme

Për 10 ditë do mësohet fati i Referendumit, Xhaferi do ua dërgojë komisioneve

Shkup, 11 Shtator — Më së voni deri të mërkurën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duhet ta marrë nismën për referendum të cilën dje VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Parlament. Pastaj ka afat edhe dy ditë që Komisioni Juridiko-Ligjvënës dhe Komisioni për Sistem Politik të deklarohen nëse iniciativa është në rregull apo jo.

Nëse konstatohet se nuk është në rregull, atëherë do të vijojë debat në seancën e ardhshme të Kuvendit. VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në se po ik nga referendumi dhe edhe një herë kërkuan që bashkë me referendumin, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

“Frika e pushtetit nga përballja me njerëzit është shumë e madhe. Sipas hulumtimeve të bëra, mbi 60% të maqedonasve do të votonin në referendum, ndërsa këtë e di edhe pushteti. Dalja e këtillë e madhe do të rezultonte me anulim të Marrëveshjes me Bullgarinë. Tezat e LSDM-së anti-maqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë, janë gënjeshtër. Dëshmi për këtë është edhe ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja vazhdon me sjelljen e saj destruktive, thonë nga LSDM-ja. Në momente kyçe dhe serioze, Mickoski me një iniciativë, e cila është e destinuar të dështojë, dëshiron ta pengojë funksionimin normal të vendit, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë, shtojnë nga partia në pushtet.

“ VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski, në vend që të jenë konstruktivë, me kërkesa për zgjedhje dhe referendum po tentojnë të pengojnë funksionimin normal të institucioneve në dëm të ekonomisë vendase, e me këtë edhe në dëm të qytetarëve. Sjellja e tyre destruktive do të mposhtet sërish”, pohoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Deri më tani të gjitha grupet parlamentare u shprehën se janë kundër nismës për referendum për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën e ngriti VMRO-DPMNE.

Related posts

Donfried dhe Radev biseduan për RMV-në dhe perspektivën e saj evropiane

Gazeta Max

Lëvizja BESA: BDI t’i sheh koalicionet me “Levicën” pro-ruse, nuk lëkundemi nga rruga e BE

Gazeta Max

Ftohen në polici personat që festuan për fitoren e Zvicrrës në Kumanovë

Gazeta Max
Lajme

Për 10 ditë do mësohet fati i Referendumit, Xhaferi do ua dërgojë komisioneve

Shkup, 11 Shtator — Më së voni deri të mërkurën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duhet ta marrë nismën për referendum të cilën dje VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Parlament. Pastaj ka afat edhe dy ditë që Komisioni Juridiko-Ligjvënës dhe Komisioni për Sistem Politik të deklarohen nëse iniciativa është në rregull apo jo.

Nëse konstatohet se nuk është në rregull, atëherë do të vijojë debat në seancën e ardhshme të Kuvendit. VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në se po ik nga referendumi dhe edhe një herë kërkuan që bashkë me referendumin, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

“Frika e pushtetit nga përballja me njerëzit është shumë e madhe. Sipas hulumtimeve të bëra, mbi 60% të maqedonasve do të votonin në referendum, ndërsa këtë e di edhe pushteti. Dalja e këtillë e madhe do të rezultonte me anulim të Marrëveshjes me Bullgarinë. Tezat e LSDM-së anti-maqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë, janë gënjeshtër. Dëshmi për këtë është edhe ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja vazhdon me sjelljen e saj destruktive, thonë nga LSDM-ja. Në momente kyçe dhe serioze, Mickoski me një iniciativë, e cila është e destinuar të dështojë, dëshiron ta pengojë funksionimin normal të vendit, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë, shtojnë nga partia në pushtet.

“ VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski, në vend që të jenë konstruktivë, me kërkesa për zgjedhje dhe referendum po tentojnë të pengojnë funksionimin normal të institucioneve në dëm të ekonomisë vendase, e me këtë edhe në dëm të qytetarëve. Sjellja e tyre destruktive do të mposhtet sërish”, pohoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Deri më tani të gjitha grupet parlamentare u shprehën se janë kundër nismës për referendum për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën e ngriti VMRO-DPMNE.

Related posts

Kolona 5-orëshe në Merdarë

Gazeta Max

Nedellkov: Përsëri presim ftesë nga Qeveria, të ndalohen kërcënimet ndaj arsimtarëve

Gazeta Max

Pagesat për bursat e nxënësve dhe studentëve deri në fund të janarit

Gazeta Max