GazetaMax
Lajme

Për festat e fundvitit të keni kujdes me ushqimin, alkoolin dhe në trafik, rreziqe edhe nga mjetet piroteknike

Shkup, 31 dhjetor – Rekomandime për ushqimin, pjesëmarrjen në komunikacion, si dhe për rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike janë dhënë nga institucionet kompetente në prag të festave.

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore rekomandon terapi të rregullt për pacientët me sëmundje kronike, kujdes me marrjen e ushqimit për ata që i janë përmbajtur agjërimit të Krishtlindjeve, përdorimin e moderuar të pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimet nga alkooli, zënkat dhe aksidentet në trafik. Në veçanti apelojmë popullsinë e re dhe të mitur që të mos përdorin pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Gjithashtu apelohet që të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur dëmtimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda.

Gjatë festave të fundvitit ISHP “Shtëpia Shëndetësore-Shkup” do të kujdeset për gjendjen e qytetarëve gjatë 24 orëve.

Shërbimet e specializuara kujdestare do të jenë sot në shërbim në Poliklinikën e Bukureshtit nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Në natën e ndërrimit të viteve, klinikat për kujdes shëndetësor do të jenë në turn të tretë, të dielën dhe gjatë festave në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar, informojnë nga Shtëpia e Shëndetit-Shkup. Gjithashtu, me orarin e rregullt të punës  informojnë se do të funksionojë edhe njësia për mjekim shtëpiak, informon Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Rekomandime janë dhënë edhe nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) duke pasur parasysh lëvizshmërinë më të madhe të njerëzve dhe udhëtimet më të shpeshta, gjegjësisht numrin më të madh të automjeteve në komunikacionin rrugor, por edhe uljen e temperaturave dhe rrëshqitjen e rrugëve.

Për të shmangur situatat e padëshiruara në komunikacion, KRSKRR rekomandon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion, të mos konsumojnë alkool gjatë drejtimit të automjetit, të mos përdorin veturën nëse nuk kanë nevojë, të respektojnë shpejtësinë e përcaktuar, të kenë kujdes në kushtet e dimrit gjatë vozitjes, të drejtojë një mjet teknikisht korrekt, të mos përdor celularin gjatë drejtimit të automjetit, të përdorin rripin e sigurimit, të mbajnë distancën ndërmjet automjeteve etj.

Related posts

Na pret një dimër relativisht i butë, me shumë mundësi për reshje bore në pjesën e dytë

Gazetamax.mk

Qeveria e re/ Mickoski: S’ka më “bomba” politike – Në 100 ditët e para “bombë” financiare

Gazetamax.mk

Stojanoski: Më e pakta që mund të bëjë ekipi ekonomik i qeverisë është dorëheqja

Gazetamax.mk