GazetaMax
LAJME

Për herë të parë kemi kandidat për nënkryetar të EKE të Interpolit

Shkup, 21 tetor – Për herë të parë një kandidat nga MPB-ja i Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte nominuar për pozitën e nënkryetarit për Evropë në kuadër të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it.

Delegacioni i cili e prezanton Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të 90-të të INTERPOL-it, e cila në periudhën prej 18 deri 21 tetor mbahet në Nju-Delhi, Indi, mori pjesë në promovimin e pretenduesve për pozitën e nënkryetarit për Evropën në kuadër të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it.

Siç njoftuan nga MPB-ja në profilin e tyre në Fejsbuk, për herë të parë me kandidat të saj mori pjesë Byroja Qendrore Nacionale pranë MPB-së, me shefen Branisllava Stojçevski.

Përveç vendit tonë, në konkurrencë për pozitën ishin kandidatë nga Andorra, Belgjika, Federata Ruse dhe Republika e Turqisë, ndërsa për nënkryetar të Evropës në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it ishte zgjedhur kandidati belg, Peter De Busher.

Related posts

Filloi gjykimi për rastin “Besa Trans” ku humbën jetën 45 qytetarë

e-max

Pas vitit të ri paralajmërohen bisedime më intenzive për ndryshimt kushtetuese

e-max

Spasovski në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

e-max