GazetaMax
LIFESTYLE

Vetëm dy orë në natyrë dhe do të jeni më të lumtur…

Pavarësisht se a ju pëlqen një vrap në park në mëngjes apo një ngjitje hiking në vikend, të gjithë e dimë se shpenzimi i kohës në natyrë mund të bëjë mrekulli për disponimin dhe shëndetin.
Por, deri tani nuk e kemi ditur saktësisht se sa kohë na nevojitet ta shpenzojmë në natyrë për t’i vërejtur efektet pozitive, transmeton Telegrafi.
Tani, anketimi me 20,000 njerëz në Angli ka zbuluar se shpenzimi i vetëm dy orëve në javë në hapësira gjelbërimi mund t’i bëjë njerëzit të ndiheni më të shëndetshëm dhe më të lumtur.
Autorët e studimit kanë treguar se për një kohë të gjatë është ditur se natyra është e mirë për shëndetin mendor dhe fizik, por tani, duke ditur edhe kohën sa rekomandohet të qëndrojmë në natyrë, ne e kemi më të lehtë ta përmirësojmë shëndetin tonë.
Përfitimet e shëndetit që i sjell qëndrimi në natyrë aplikohen te gjithsecili, pavarësisht moshës, gjinisë, sëmundjeve afatgjate, etj. /Telegrafi/

Related posts

Në veshje trandicionale, Violetë Kukaj po duket si “hyjneshë”

e-max

Edhe vajza e Remzie Osmanit i futet muzikës, kjo është kënga e saj e parë

e-max

Katër këshilla për të transformuar një mënyrë jetese toksike

e-max