GazetaMax
Ballina

Për herë të parë realizohen këto operacione në QKUK

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval.

“Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë.Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës. Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike”, njofton SHSKUK.

Operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia.

Related posts

Ushqimet e shëndetshme që duhet t’i konsumoni në darkë

Gazeta Max

Fifi tha se Arjola Demiri ja ka bërë bllok, vjen kundërpërgjigjja e aktores

Gazeta Max

Ministri Bekteshi i ndihmon Strugës dhe Ohrit, edhe të Dielën të punohet në vendet turistike

Gazeta Max