GazetaMax
LAJME

Për shkak të “Maratonës” nesër regjim i veçantë i komunikacionit

Shkup, 1 tetor 2022 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se më datën 02.10.2022 (e diel), për shkak të realizimit të garave të “Maratona e Shkupit 2022”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qytetit të Shkupi, gjatë të cilave trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta.

Fillimi i garave është paralajmëruar për në ora 07:30 minuta, me këto trase të lëvizjes:
Traseja e zhvillimit të garës prej 5 km: Starti para Kuvendit të RMV-së, drejt nëpër rrugën “11-të Tetori”, majtas nëpër blv.”Republika e Krushevës”, djathtas nëpër blv. “Brigada e Tretë e Maqedonisë”, pastaj në gjysëmrreth në udhëkryqin ndërmjet blv. “brigade e Tretë e Maqedonisë” dhe rr. “Kosta Novakoviq” dhe nëpër të njëjtën trase prapa deri te caku- Kuvendi i RMV-së në rr. “11-të Tetori”.

Traseja e zhvillimit të garës në gjysëmaratonën prej 21 km dhe gara e stafetës në 42 km (me vërejtje se për garën e stafetës në 42 km garuesit vrapojnë dy herë nëpër trasenë e përmendur): Starti para Kuvendit të RMV-së në rr.”11-të Tetori” drejtë në drejtim të “Sheshit Maqedonia” nën “Portën Maqedonia”, majtas nëpër rr. “Nikolla Vapcarov”, djathtas nëpër rr. “Shën Qirili dhe Metodi”, drejt nëpër blv. “Shën Klimenti i Ohrit”, djathtas nëpër rr. “Shën Qirilli dhe Metodi”, drejt nëpër rr. “Mitrolpoliti Teodosij Golloganov”, pastaj drejt nëpër rr. “Vojvoda Vasil Çakallarov”, deri në udhëkryqin me rr. “Isaija Maxhovski”, ku kthehet në gjysëmrreth prapa nëpër të njëjtën trase, deri te Kuvendi i RMV-së në rr. “11-të Tetori” dhe vazhdohet drejt nëpër rr. “11-të Tetori”, majtas nëpër blv “Republika e Krushevës”, djathtas nëpër blv. “Brigada e Tretë e Maqedonisë”, matas nëpër blv. “Serbia” (në drejtim të kundërt), majtas nëpër blv. “Jane Sandanski” (në drejtim të kundërt), deri në udhëkryqin me rr. “Jane Sandanski”, ku kthehet në gjysëmrreth nëpër të njëjtat rrugë deri në cak-“Sheshi Maqedonia”.

Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohen garat me qëllim të zhvillimit të trafikut pa pengesa

Related posts

Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

e-max

Në Bratilë flamuri në shtizën 12 metrash të lartë

e-max

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës

e-max