GazetaMax
Lajme

Përballje mes dy kundërkandidatëve në Karposh/ Maja Mojsova takon për kafe Sotir Lukrovskin

Në një shenjë të kulturës demokratike dhe respektit të ndërsjellë, kandidatja për kryetare të Komunës së Karposhit nga LSDM, Maja Mojsova, është takuar sot me kundërkandidatin e saj nga radhët e VMRO-DPMNE, Sotir Lukrovski.

Përmes një deklarate publike, Mojsova ka theksuar se si në jetë ashtu edhe në politikë, udhëhiqet nga dinjiteti dhe ndershmëria, dhe se në këtë frymë do të zhvillojë edhe fushatën për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

“Si njeri që gjithmonë jam udhëhequr nga sjellja e ndershme dhe dinjitoze, po ashtu edhe si kandidate për kryetare të Komunës së Karposhit, zotohem publikisht për një garë të ndershme, korrekte dhe të respektueshme me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje,” tha Mojsova.

Gjatë takimit, të dy kandidatët kanë biseduar për periudhën që i pret dhe kanë shprehur gatishmëri për një proces zgjedhor të qetë, ku do të dominojë programi dhe ideja, e jo fyerjet dhe ndarjet.

Ky takim vjen si një shembull pozitiv në skenën politike, në të cilën shpeshherë fushatat karakterizohen nga tensione dhe polarizim.

Zgjedhjet lokale për komunën e Karposhit pritet të jenë ndër më interesantet, me përballje të fortë mes kandidatëve të dy blloqeve kryesore politike.

Related posts

Indeks.mk sjell lajm ekskluziv/ Procesi arsimoro-edukativ vazhdon të mërkurën

Gazeta Max

Bekteshi takon homologun kroat, Filipoviq: Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në sektorin e energjisë, do të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve

Gazeta Max

Paralajmëron NATO: Forcat ruse po rigrupohen për sulm

Gazeta Max