GazetaMax
Kuriozitete

Përballje të zjarrta në gjysmëfinale, zhvillohen në fundjavë

Emocionet po rriten dhe adrenalina po shtohet. Gjysmëfinalet e Play-off-it pritet të sjellin përballje të zjarrta. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Takimi i parë është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa prishtinasit në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16. Në garat e rregullta therandasit kishin 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit 15 fitore e 13 humbje.
Në katër përballjet direkte të këtij edicioni, katër fitore shënoi skuadra nga Theranda. Të dy skuadrat synojnë të nisin me fitore serinë e play-off-it të gjysmëfinaleve.
Përballja tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale. Në Kampionat, ‘Xehetarët’ kishin 19 fitore e nëntë humbje, ndërsa verdhezinjtë 18 fitore e dhjetë humbje.
Në Superligë u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët. Në Kupë gjithashtu kishte fituar skuadra nga Mitrovica, që fitoi trofeun e çmuar, kurse skuadra nga Peja ka fituar titullin e Ligës Unike. Të dy skuadrat duan trofeun e dytë për këtë edicion.

Gjysmëfinalet         
E shtunë
20:30 Golden Eagle Ylli –  Sigal Prishtina
E diel
17:00 Trepça – Peja

Related posts

Barcelona pritet të arkëtojë 320 milionë euro javën tjetër

Gazeta Max

Pas Kessie, Barcelona synon edhe një lojtar të Milan

Gazeta Max

Nora Gjakova lufton për të bronztën në Grand Slam Baku

Gazeta Max