GazetaMax
Uncategorized

Përditësimet e WhatsApp do të na bëjnë të ‘padukshëm’

10:26 09/08/2022WhatsApp do të  sjellë ndryshime për grupet e bisedave në aplikacion përgjatë këtij muaji për 2 miliardë përdoruesit e tij.Shumë shpejt, anëtarët e grupeve mund të largohen prej tyre dhe të tjerët nuk do të njoftohen për këtë.  Pra, kutia e njoftimit që shfaqet sa herë largohet një person, nuk do të jetë më e dukshme.Përdoruesit nuk do të mund të shohin as cili anëtar është online, ndërsa deri më tani mundeshin të përcaktonin vetëm nëse personi tjetër mund të shihte që mesazhi është lexuar ose jo.Pjesë e përditësimit do të jetë çaktivizimi i screenshots për fotot që dërgohen me opsionin View Once, të cilat janë dizenjuar të zhduken pasi hapen.Platforma e Meta është shprehur se të gjitha risitë kanë si qëllim  përmirësimin e privatësisë në bisedat online./tvklan.al

Related posts

“Simfonia e Djallit”

e-max

Twitter do të kufizojë llogaritë e Putinit dhe qeverisë ruse

e-max

Sony përgatit emulatorin PS3 për PS5?

e-max