GazetaMax
LAJME

Raporti i TI: Nuk ka interes kundër korrupsionit në urbanizëm dhe ndërtimtari

Shkup, 9 gusht – Është hartuar raporti i dytë tremujor për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përgatitura nga Transparensi Interneshënël Maqedoni për institucionet publike për tejkalimin e rreziqeve nga korrupsioni në këto fusha.

Nga Transparensi Interneshënël Maqedoni njoftojnë se raporti është hartuar në periudhën nga prilli deri në qershor si pjesë e projektit të tyre “Vlerësim i ndjeshmërisë ndaj korrupsioni në institucionet shtetërore dhe autoritetet lokale për planifikim hapësinor, urbanizëm dhe ndërtim”.

Hulumtimi tregoi se interesimi i institucioneve për përmbushjen e rekomandimeve është ende në nivel të ulët, por se ka aktivitet të rritur të pushtetit lokal dhe ekzekutiv për zbatimin e rekomandimeve. Përmes takimeve me përfaqësues të pushtetit vendor, KSHPK-së ​​dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë konstatuar pikat fillestare për tejkalimin e rreziqeve të korrupsionit në fushat: Vendosje e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, KSHPK-së, Transparensi Interneshënël Maqedoni, Agjencisë për planifikim hapësinor përmes takimeve të drejtpërdrejta, emërtimin e personave përgjegjës për komunikim dhe mbledhjen e informatave, përfshirjen e komunave dhe obligimin për monitorimin e progresit në përmbushjen e rekomandimeve, si dhe më shumë trajnime për komunat lidhur me ndryshimet në ligj dhe raportet të përdoren në mënyrë aktive në inspektimin e Legjislacionit kundër korrupsionit (LKK) dhe të dorëzohen rregullisht në ministritë përkatëse dhe në Qeveri”, informojnë nga Transparensi Interneshënël Maqedoni.

Theksojnë se autorizimet e mëdha diskrete të pushtetit vendor, mungesa e dispozitave ligjore të mirëformuluara, përplasja e dispozitave ligjore si dhe interpretimi i ndryshëm i normave ligjore nga njëra anë, por edhe ndryshimet e shpeshta të ligjeve nga ana tjetër, krijojnë rrezikun e rritjes së korrupsionit.

Në këtë drejtim, nevojitet një bashkëpunim dhe koordinim i përforcuar ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, pushtetit vendor, Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) dhe Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për të kapërcyer rreziqet e korrupsionit dhe për të gjetur zgjidhje të koordinuara për zbatimin e rekomandimeve. Transparensi Interneshënël Maqedoni mbetet i hapur për mbështetje dhe bashkëpunim me institucionet për tejkalimin e rreziqeve nga korrupsioni në këto fusha, qëndron në komunikatë.

Related posts

Jolevski: Gjendja në prokuroritë themelore është shqetësuese, mungojnë 82 prokurorë

e-max

Dimovski tejkalon afatet për ambasador

e-max

Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim për qytetarët

e-max