GazetaMax
Lajme

Përdorimi gjuhës shqipe/ Reagon Faton Ahmeti: Faktet nuk zhduken me shpifje

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Fatonn Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratave të VRED-it për mos përdorimin e gjuhës shqipe gjatë kohës sa ka qenë drejtor i FSSH të Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e tij Ahmeti shkruan faktet nuk zhduken me propagandën e VRED-it.

Shpifja e radhës nga VRED-i – por faktet nuk zhduken me propagandë!

Fondi për Sigurim Shëndetësor, gjatë kohës sa kam udhëhequr, ka qenë një nga institucionet më shembullore për zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Këtë nuk e themi vetëm ne – këtë e ka konstatuar edhe vetë Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë kontrollit të vitit 2022, ku u evidentuan përparime të dukshme dhe u dhanë rekomandime për avancimin e mëtejshëm të implementimit.

Por çfarë ndodhi pas ardhjes në pushtet të VRED-it?

Në vitin 2024, gjatë kontrollit të fundit, gjendja ndryshoi rrënjësisht. Në krye të Fondit janë emëruar dy drejtorë maqedonas, dhe për ironi, asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të raportuar para Inspektoratit për progresin në zbatimin e gjuhës shqipe. Heshtja e tyre është alarmuese. Mosveprimi i tyre është fyes. Dhe fakti që nuk japin llogari, është dëshmi e një degradimi të qëllimshëm.

Kjo nuk është neglizhencë – është politikë!

Politikë e përbuzjes së gjuhës shqipe. Politikë e përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet. Politikë e fasadës dhe e mashtrimit.

Për VRED-in, përdorimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk janë vlera, por vetëm fjalë boshe për fushata. Por për ne, gjuha shqipe është shtetformuese dhe zbatimi i saj është e drejtë dhe obligim ligjor, jo opsion!

Related posts

Selami uron punëtorët e DAP për rritjen e pagave, shpreson që ky trend të vazhdojë edhe në institucionet tjera!

Gazeta Max

Qeveria mbanë mbledhje

Gazeta Max

Mbi 1000 artistë marrin pjesë në Festivalin e Kërcimit në Xinjiang të Kinës

Gazeta Max