GazetaMax
Ballina

Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?

Një ndër pyetjet më të zakonshme të njerëzve gjatë kësaj kohe – që kur përdorimi i dezinfektuesve u bë pjesë e kujdesit higjieno-sanitar – lidhet me dobësimin e sistemit imunitar. Pra, sa janë mundësitë që bakteret dhe viruset të përshtaten pas përdorimit të dezinfektuesve dhe kësisoj këta të fundit të mos kenë efekt dhe sistemi imunitar të dobësohet?

“Nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistenën bakteriale,” tha Anne Liu, mjeke infeksioniste, për Women’s Health.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandojnë përdorimin e xhelit antibakterial kurdoherë kur uji dhe sapuni nuk është i disponueshëm.

Përdorimi i dezinfektuesit të duarve nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Megjithatë vlen të thuhet se nëse lëkura është e plasaritur, këshillohet përdorimi i kremrave hidratues dhe larja vetëm me ujë dhe sapun, pasi vendosja e xhelit antibakterial në lëkurë të thatë mund të shkaktojë infektim dhe bakteret të “pushtojnë” lëkurën.

Related posts

Është nënë e tre fëmijëve, Egzona ekspozon linjat e saj përfekte!

Gazeta Max

E vërteta që qëndron pas bananeve

Gazeta Max

Familja shqiptare pronare e restorant Aris në Jesolo, surprizon dy yjet e muzikës shqiptare

Gazeta Max