GazetaMax
Lajme

Përfundoi debati i amendamenteve rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023

Shkup, 12 dhjetor – Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet pasdite e përfundoi debatin e amendamentit rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023, me çfarë propozimi shkon në procedurë të mëtutjeshme në seancë plenare të Kuvendit.

Në kuadër të debatit të amendamentit u shqyrtuan pjesa më e madhe e amendamenteve të parashtruara nga opozita, të cilat kryesisht kishin të bënin me ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe të sistemeve të ujësjellësit. Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar, ndërsa një pjesë e propozuesve i tërhoqën amendamentet e tyre.

Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 janë nga opozita VMRO-DPMNE.

Në propozim-buxhetin  për vitin e ardhshëm rritja është projektuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni në 7.1 për qind. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14.8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivel prej 324.8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel prej 4.6 për qind të PPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, ndërkaq,  janë planifikuar 48.9 miliardë denarë, ose rreth 52.3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.

Related posts

Bekteshi: Me realizimin e investimeve të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë rrisim kapacitetet e vendore edhe në kushte krize

Gazeta Max

Pas më shumë se dy javë, filloi të funksionojë faqja e MASH

Gazeta Max

Editorial/ Maqedonia e Veriut e zhytur në borxhe, cila është zgjidhja?

Gazeta Max