GazetaMax
Lajme

Përfundon mbledhja e BDI -së, flet Bujar Osmani (Video)

Tetovë, 14 Tetor – Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së sotme të BDI-së në Tetovë.

Ai theksoi se mbledhja ka kaluar në frymë pozitive dhe se nesër do të merren vendime konrete, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kishim një takim tjetër konsultativ me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet”.

“Nesër ato do të shtrohen para Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të merr vendime. Ajo që është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, tha Bujar Osmani.

I pyetur nëse është diskutuar për emra, ai tha se këtë të drejtë e ka kryetari i partisë.

“Në bazë të statutit është e drejtë e kryetarit Ahmeti për të propozuar listën e organeve të partisë. Ai është konsultuar me përfaqësuesit që ishin këtu”, tha Bujar Osmani.   

https://fb.watch/g9oiaYFBnQ/

Related posts

Nënë e bijë vdesin nga uria e etja në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë

Gazeta Max

Opozita të përfshihet në kërkimin e zgjidhjeve të krizave, të mos dëmtojë me bllokada dhe kërkesa për zgjedhje

Gazeta Max

Ademi: Iniciativa për ndryshimet kushtetuese, të parashtrohet sa më shpejtë

Gazeta Max