GazetaMax
Lajme

Përfunduan punimet ndërtimore në rrugën “440” në lagjen Igo Triçkoviq

Kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore në rrugën “440” në lagjen Igo Triçkoviq, njofton Komuna e Kumanovës. Si pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës lokale, në këtë rrugë është realizuar me sukses vendosja e bekaton pllakave.

Përmes këtij investimi, banorët e zonës tashmë kanë në dispozicion një rrugë të sistemuar dhe të sigurt për përdorim të përditshëm.

Nga komuna theksojnë se projektet e tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët dhe për të ndërtuar infrastrukturë moderne dhe funksionale në të gjitha lagjet e qytetit.

Related posts

“Rezistenca studentore” paralajmëroi protestë të re, kërkon përmbushjen e të gjitha kërkesave

Gazeta Max

Debat publik mbi Strategjinë Kombëtare për shëndetin mendor të të rinjve

Gazeta Max

Moti sot me vranësira, nga e hëna pritet edhe borë

Gazeta Max