GazetaMax
LAJME

Përplasje VMRO – LSDM për referendumin

Shkup, 12 shtator – Nisma për referendum e parashtruar nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend pritet të marrë epilog gjatë kësaj jave, pasi që të pranohet nga kryetari i shtëpisë ligjvënëse, Talat Xhaferi. Gjatë fundjavës së shkuar nuk munguan “akuzat” rreth nismës për referendum mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE opozitare e akuzojnë pushtetin se po përgatitë plan për hedhje poshtë të nismës për referendum, përderisa LSDM në pushtet thekson se nisma për referendum e Hristian Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase, i bën dëm identitetit, ndërkaq është e kahëzuar drejtpërdrejtë kundër eurointegrimit të shtetit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, dje në Kavadar deklaroi se nëse janë të sakta shkrimet në të cilat thuhet se pushteti po përgatitet për hedhje poshtë të nismës për referendum për anulim të marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën VMRO-DPMNE e parashtroi në Kuvend, “atëherë do të konfirmohet se tek LSDM dhe BDIU po sundon frika nga vullneti i popullit”.

Megjithatë, ai shfaqi shpresë se bëhet fjalë për spekulime dhe se duhet t’i lihet kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, të japë dritë të gjelbër për nismën pas çka do të fillohet me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve të nevojshme për të shkuar në referendum.

Nga LSDM, ndërkaq, thonë se nisma për referendum e Hristian Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase, e dëmton identitetin, ndërkaq është e kahëzuar drejtpërdrejtë kundër eurointegrimit të shtetit.

Nga LSDM dje theksuan se grupi i deputetëve të LSDM-së si edhe çdoherë në vitet e shkuara, do të veprojë në mënyrë shtetformuese, ndërsa qëndrimin do ta kumtojë pasi që nisma të vihet para deputetëve.

Partitë shqiptare, janë kundër referendumit, sepse sipas tyre, ai do ta ngadalësojë procesin eurointegrues.

Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të respektohet dhe të zbatohet, njejtë si edhe Marrëveshja e Ohrit dhe jo e Prespës.

Nisma është parashtruar për Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së të premten zyrtarisht e parashtroi Nismën për fillim të procedurës për konstatim të rregullshmërisë së Nismës për grumbulli të nënshkrimeve të qytetarëve për fillim të referendumit. Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski atëherë deklaroi se kanë mbledhur mbi 650 nënshkrime për jo më shumë se gjysmë ore.

I pyetur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm nëse kryetari i Kuvendit e shpallë nismën si jo të rregullt, ai u përgjigj se kanë pasur kujdes me vetë pyetjen dhe si do të jetë e shkruar juridikisht-formalisht dhe t’i parashtrohet Kuvendit.

Related posts

Lumir Abdixhiku e zbulon se çfarë i kërkuan ndërkombëtarët për zgjedhjet e Serbisë

e-max

Mëngjesin e sotëm një defekt i madh la gjysmën e Shkupit pa energji elektrike

e-max

Mickoski: Mund të koalicionojmë me BDI-në, por s’ka vend për funksionarët e dyshuar

e-max