GazetaMax
Lajme

Lumir Abdixhiku e zbulon se çfarë i kërkuan ndërkombëtarët për zgjedhjet e Serbisë

Abdixhiku: Na është kërkuar nga ndërkombëtarët që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë të mos bëhet temë politike.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar klasës politike në vend që të mos bëhet temë politike mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Abdixhiku shton se në këtë rast, mbajtja e relacioneve të mira me aleatët është me rëndësi të madhe.
“Unë shoh vetëm pozicionin e qeverisë në relacion me partneritetin ndërkombëtar. Kjo është me rëndësi. Për të tjerat nuk është e rëndësishme. Unë po them që mënyra se si komunikon me komunitetin ndërkombëtar dhe njerëz që vijnë për enkas për këtë çështje. Për referendumin e kemi votuar një rezolutë në Kuvend që pozita e ka kërkuar. Unë po them që neve na duhet komunikimi me partneritetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu i thotë kryeministrit Kurti që të mos përplaset me ndërkombëtarët dhe të mbajë lidhjet me aleatët në mënyrë që ata të mos kalojnë në anën e Serbisë.
“Ajo që na është thënë neve është që mos ta bëjmë çështje politike temën e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë. Pra mos ta bëjmë çështje të përplasjeve të brendshme. Kemi gjëra më të mëdha me të cilat mund të merremi se sa tavolinat e brendshme këtu. Kemi një rezolutë që e kemi votuar në parlament. kemi një qeveri që ka dhënë mesazh të vazhdueshëm në kauzat e veta në këtë çështje. Kemi një praktikë të mbajtjes së zgjedhjeve në partneritetin me ndërkombëtarët. Është përgjegjësi e vetme e qeverisë, e kryeministrit në këtë rast, këto fjalë të mëdha të tij t’i trajtojë e të mësoj nga realpolitika e vërtetë. Unë mund të them se partneriteti ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm. Nuk na duhet një përplasje me ndërkombëtarët dhe dërgimi i aleatëve tanë tek Vucici”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7.

Related posts

27 vjeçari nga Maqedonia kapet me 45kg kanabis në Greqi

Gazeta Max

Krasniqi thotë se Kosova veç për tri ditë kemi rezerva shtetërore

Gazeta Max

Anketë: Inflacioni dhe çmimet energjetike, rrezik për kompanitë

Gazeta Max