GazetaMax
Ballina

Përse është e rëndësishme dendësia e indeve në sisë

Indet e dendura në sisë shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri i gjirit, ka treguar një hulumtim i ri

Damat të cilat nuk kanë shumë inde yndyrore në sisë kanë dyfish më shumë shanse që të sëmuren nga kjo sëmundje, thonë shkencëtarët.

Secila femër është e ndarë në njërën nga katër kategoritë e dendësisë së sisëve; pothuajse vetëm yndyrë, shumicën me yndyrë, dendësi mesatare dhe dendësi e madhe e sisëve.

Autorja e studimit dr. Natali Engman thotë që ky hulumtim sugjeron në atë që dendësia e sisëve është faktor i rëndësishëm i rrezikut.

“Zvogëlimi i numrit të femrave të cilat kanë dendësi të madhe të indeve në sisë do të mund të zvogëlojë sëmundjen nga kanceri i gjirit”, thotë dr. Engman.

Indet e gjirit përbëhen nga kanalet qumështore dhe gjëndrat, inde të dendura dhe yndyrore.

Me mamogram mund të konstatohet se a ka dikush dendësi të madhe të indeve në sisë, gjë që vështirëson detektimin e tumorit.

Nga ana tjetër, indet yndyrore janë transparente në skaner.

Vlerësohet që rreth 60 për qind e femrave të reja kanë dendësi të madhe të indeve në sisë.

Fatkeqësisht, tani për tani nuk ka shumë gjëra që femra mund t’i bëjë në mënyrë që të zvogëlojë dendësinë e indeve.

Me shtimin e peshës trupore shtohet edhe sasia e indeve yndyrore në sisë, ndërkaq zvogëlohet sasia e dendësisë, mirëpo, nga ana tjetër, shtimi i peshës është faktor i rrezikut për shumë lloje kanceri.

Pra, na mbetet vetëm të shpresojmë që shkencëtarët do të gjejnë mënyrën se si të rregullohet dendësia e indeve në sisë. 

Related posts

Zëvendësministri Hasani: Mbështesim politikën e zgjerimit të NATO-s

Gazetamax.mk

Gjumi shtatë orësh është ideal kur plakeni

Gazetamax.mk

Maska për flokët që gjithmonë i keni ëndërruar

Gazetamax.mk