Personi që u godit në sy në Tiranë është drejtues i “Tifozat Kuq e Zi”

Protestat në Shqipëri po vazhdojnë të eskalojnë gjithnjë e më shumë.

Kërkesat e studentëve për kushte më të mira, çoi të gjithë në këmbë e cila u shndërrua edhe e dhunshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa gjatë ditës së sotme një nga protestuesit mori një lëndim të rëndë në sy, ku u qëllua me plumb gome prej njërit nga pjesëtarët e policisë shqiptare.

I lënduari mësohet të jetë Erjon Vishkulli, drejtues i tifogrupit të njohur të Kombëtares Shqiptare “Tifozat Kuq e Zi”.

Burimi:botasot.info