GazetaMax
Lajme

Përvjetori i vrasjes së atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoi Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, të mbajtur në vitin 1889.

Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Disa kronika të kohë shkruajnë se Adem Mehmet Zajmi e vrau i paguar nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pozitë në ushtrinë turke të kohës.

Related posts

Do të prodhohen panele solare në Tetovë, në fabrikën ku pronar është Kovaçevski

Gazeta Max

Beogradi si zonë lufte! Përleshje mes protestuesve dhe policisë, qyteti në kaos

Gazeta Max

Irani godet rafinerinë e Haifës, 3 të vdekur, Izraeli mbyll objektet e Bazan

Gazeta Max