GazetaMax
Lajme

PLD kërkon të shkurtohen pagesat dhe numri i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse

Shkup, 12 janar – Ulje e numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse, mbylljen apo bashkimin e agjencive të cilat kanë kompetenca të njejta, si dhe uljen e shumës së honorareve kërkon Partia Liberal Demokrate me qëllim shkurtimin e harxhimeve joproduktive në buxhet, veçanërisht kur ka krizë ekonomike, informon Zhurnal.

“Mes dy dhe tre milion euro vitin e kaluar ka qenë fatura e paguar nga buxheti shtetëror për anëtarët në borde të ndryshme drejtuese gjithandej Maqedonisë. E numri i tyre nuk ka qenë dhe i vogël, vlerësimi është se më tepër se 1600 persona të cilët për angazhimin e tyre të përkohshëm marin paga madje nga 50 mijë denarë”, shtojnë nga PLD.

Sipas partisë, të gjithë këto persona janë të shpërndarë nëpër bordet drejtuese dhe komisione të cilat ekzistojnë në qendrat për shëndet publik, shtëpitë shëndetësore, qendrat për punë sociale, shtëpi studentore, klinnika universitare, agjenci, drejtori, qendra shtetërore, fonde, e në disa prej komisioneve anëtarët marin shuma të larta prej katër paga mesatare në Maqedoni.

“Përdorimi i veturave shtetërore ndonjëherë edhe 24 orë, harxhime ditore, jotransparencë dhe përplasje të interesave KSHPK ka vërtetuar që në vitin 2021, por gjendja nuk ndryshon. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë që paratë e qytetarëve të derdhen te personat të cilët kryejnë disa funksione njëherësh. Pa dallim nëse janë nga pushteti apo opozita, çështja për uljen e këtyre pagesave nuk është problem i mendimit publik, por të shumave të larta veçanërisht në krizë ekonomike, kur duhet të tregohet solidaritet dhe bashkëpunim të institucioneve, për këtë duhet të ketë limit, gjatë muajit të mos mund të tejkalohet shuma për anëtar në komision të caktuar apo bord mbi pagën minimale në vend”, shtojnë nga PLD.

Nga partia shtojnë se duhet të formohet grupë punuese ku përskaj deputetëve do të përfshiheshin edhe ekspertë të Qeverisë me qëllim të sillet vendim i cili do të mbrojë buxhetin nga harxhime joproduktive dhe do të ulet finansimi i joproduktivitetit administrativ./Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Gazeta Max

Në parkun e GaziBabës vendosen elemente të reja për rekreacion

Gazeta Max

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Një menaxher dhe biznesmen i suksesshëm si Mentor Thaçi

Gazeta Max

Dedivanaj dhe Sinishtaj do të marin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: “Përmes këtyre evenimenteve shkëmbejmë përvoja dhe këshilla,për faktorizimin politiko-global të kombit tonë”

Gazeta Max

Pluhuri saharian mbi rajonin tonë

Gazeta Max