GazetaMax
Lajme

PLD propozoi Penovin për ministër të Vetqeverisjes lokale

Shkup, 2 tetor – Këshilli qendror i PLD-së në seancën e mbrëmshme e pranoi propozimin e Këshillit ekzekutiv për fillimin e përgatitjeve për mbajtjen e Asamblesë së rregullt të partisë, e shqyrtoi dorëheqjen e kryetarit të partisë Goran Milevski në vendin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale dhe e pranoi propozimin që Risto Penov të jetë pasardhës i tij në këtë pozitë në Qeveri.

“Këshilli qendror e falënderoi angazhimin e deritanishëm të Milevskit, për menaxhimin e suksesshëm me Ministrinë dhe për kontributin e tij në zhvillimin rajonal të vendit”, thonë nga PLD-ja.

Siç theksojnë nga partia, në përputhje me Statutin e PLD-së është formuar këshill organizativ, në përbërjen e të cilit janë zgjedhur Bobi Mojsoski, Dimitar Vançov, Biljana Avramoska-Gjoreska, Dejanço Cvetanovski, Valentin Gruevski dhe Ivica Todorovski.

“Deri në Kongres do të mbahen edhe dy seanca të Këshillit qendror me qëllim të përgatitjes së Kongresit. Në mbledhjen e radhës, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme, do të shqyrtohen edhe datat e propozuara për mbajtjen e Kongresit”, shtojnë nga PLD-ja. 

Related posts

Catherine de Bolle: Europol ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

UT nënshkroi vazhdimin e Marrëveshjes me Magna Charta Universitatum

Gazetamax.mk

Mickoski vazhdon takimin me ambasadorët, u thotë se duhen zgjedhje të parakohshme

Gazetamax.mk