GazetaMax
Lajme

Po të mos ndodhte Koçani do të harroheshin tragjeditë tjera

Shkruan: Urim Hasipi, gazetar

Zotimet e funksionarëve për rihapjen e dosjeve për tragjeditë e ndodhura në të kaluarën janë zotime elektorale dhe për fushatë.

Zotimet e Mickoskit dhe së fundmi të Mexhitit do të ishin të besueshme sikurse deri më tash disa raste të montuara si “Monstra” do të kishin përfunduar dhe ata njerëz do të ishin të lirë.

Por, këta zotime nuk janë të sinqerta as për zjarrin në Spitalin Modular, as për tragjeditë me autobusët në Bullgari dhe Llaskarcë.

Nuk janë as të sinqerta as të realta sepse zotimet jepen nga politikanë dhe jo nga organet e drejtësisë. Këtu duhet patur parasysh edhe përplasjet direkte të qeverisë me këshillin gjyqësorë.

Prandaj, është e palogjikshme që të zbardhen me detaje lëshimet që janë bërë gjatë hetimeve kur kanë ndodhur tragjeditë kur dihet se organet e drejtësisë janë të kapura nga politika.

Fakt tjetër është edhe mos pranimin që të ketë hetim ndërkombëtar për këta tragjedi ndërsa institucionet tona nuk kanë as kredibilitet as potencial që të bëjnë hetime të pavarura.

Pa hetim ndërkombëtar të pavarur drejtësia për këta tragjedi do të jetë drejtësi selektive. Aq poshtë ka rënë besimi në institucione aq sa edhe vet institucionet nuk u besojnë raporteve të tyre sepse në pranga nuk janë autorët ose fajtorët kryesorë.

Por aq më e rëndë dhe e papranueshme është se institucionet veprojnë vetëm kur ka tragjedi nga pala tjetër dhe nuk ka veprime kur tragjedi tek pjesa shqiptare.

Qenka dashur të ndodhë një tragjedi në Koçan që të veprohet edhe për tragjeditë tjera. Por, sikur të mos ndodhte Koçani, ku do të përfundonin këta raste. Po të mos ndodhte Koçani do harroheshin tragjeditë tjera

Ku ishin këta funksionarë për 9 muaj që të zbardhnin tragjeditë paraprake.

As edhe një fjalë nuk e kanë thënë që kur është në pushtet kjo garniturë e re.Prandaj, premtimet duken si fjalë në fushatë dhe jo zotime reale dhe të vërteta.

Zotime për drejtësi ka pasur edhe në të kaluarën por në bankën e të akuzuarve kurrë nuk u ulën ata që duhej të ishin por gjithmonë morën në qafë njerëz tjerë.

Aq sa mund të jetë fajtor Ish drejtori i Spitalit Klinik Florin Besimi, aq fajtorë duhet të jetë ish kryeministri Zoran Zaev.

Aq sa mund të jetë fajtor ish-drejtori organizativ i Spitalit Klinik në Tetovë Artan Etemi , aq fajtorë duhet të jetë ish Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Aq sa mund të jetë fajtor ish spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik aq fajtorë duhet të jetë ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Aq sa mund të jetë fajtor shoferi i Durmo Tursit, aq fajtorë duhet të jetë ish ministri i transportit Goran Sugarevski. Aq sa mund të jetë fajtor drejtori i Durmo Tursit, aq fajtorë duhet të jetë ish-Ministri i Punëve të brendëshme Oliver Spasovski.

As sa mund të jetë fajtor drejtori ose shoferi i Besa Transit aq fajtorë duhet të jetë ish kryeministri Zoran Zaev ose ish ministri Spasovski.

Related posts

Bekim Sali shpalos dokumentin, Fatmir Mexhiti megjithatë e ka paguar BRAKON për spitalet modulare

Gazeta Max

Gjendet trupi i Plamen Hristov, pranë tij dhe një trup tjetër, dyshohet se është shtetas i Maqedonisë

Gazeta Max

Bardhi paralajmëron dorëheqjen e Bashës

Gazeta Max