GazetaMax
Ballina

Poezia e javës / Frost: Hyr

Teksti është pjesë nga eseja e gjatë e Brodskit, On Grief and Reason, përkitazi me poezinë e Robert Frost-it

HYR

Kur arrita te skaji i pyllit,

muzikë – dëgjo!

Tash, nëse jashtë veç po errej,

brenda ishte terr.

Tepër terr që aty një zog

me një lëvizje krahu

të mund ta gjente një sit më të mirë për natën,

sado që ende mund të kpndonte.

Flakërima e fundit e diellit

që kishte vdekur në perëndim

jetonte ende edhe për një këngë tjetër

në gjoksin e një tushe.

E në këtë terr të dendur shtyllash

rridhte muzika e tushës –

gati si një thirrje për të hyrë

në terr dhe në vaj.

Por jo, unë isha jashtë në kërkim të yjeve:

unë s’do të hyja.

S’do ta bëja edhe po të më kërkohej,

e kërkesa nuk më kishte ardhur.

Related posts

Marina harron që është bërë nënë, del pa të brendshme

Gazeta Max

Këto janë 8 përfitimet shëndetësore të menjëhershme nëse hiqni dorë nga alkooli

Gazeta Max

Marina sërish shtatzënë? Shikojeni si po duket barku i saj në paraqitjen e fundit në publik

Gazeta Max