GazetaMax
Lajme

Policia arreston bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës, kërkohej që 14 vjet për vrasjen e Triumf Rizës

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Ilir Abdullahut, bashkëpunëtorit të Enver Sekiraqës, të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në Batllavë të Podujevës.

“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”. I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga Interpoli nën akuzat për organizim të vrasjes së policit Riza.

Arben Berisha është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e policit.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani./insajderi

Related posts

Të gjithë po ikin nga Arsovska!? Jep dorëheqje apo shkarkohet sekretari gjeneral i Q. të Shkupit?

Gazeta Max

Bomgartner: Në Qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Gazeta Max

Kasami dhe Durmishi në Malësi të Tetovës, dëgjojnë nga afër propozimet e banorëve për projekt buxhetin e 2023

Gazeta Max