GazetaMax
Lajme

Prenxhov: Dimovski të premten do të tregojë për rolin e ASK-së për nënshtetësinë e Onishçenkos

Shkup, 15 nëntor – Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, Lupço Prenxhov për MIA-n deklaroi se nesër do të mbahet mbledhje me rend të ditës: Roli i Agjencisë për Siguri kombëtare në kontrollin e sigurisë së personit Aleksandër Onishçenko gjatë dhënies së mendimit pozitiv për pajisje me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, por që të premten drejtori i ASK-së Viktor Dimovski do të raportojë para komisionit.

Prenxhov tha se nesër do ta hapë mbledhjen dhe pas miratimit të rendit të ditës do të shpërndahet materiali, por që debati do të jetë të premten. Deputeti tha se pret që deputetët e shumicës të marrin pjesë në seancë nesër dhe të premten. Gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për media, Prenxhov tha se Dimovski është më i thirruri për t’u përgjigjur rreth dhënies së pasaportës së shtetasit ukrainas i cili është në kërkim në vendin e tij dhe në listën e zezë amerikane.

“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, tha Prenxhov.

Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjëlle Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Related posts

Zëvendësministri Rexhepi: Lufta kundër korrupsionit një ndër prioritetet tona

Gazeta Max

Ibrahimi: Pas zgjedhjeve lokale pritet rirreshtim i faktorit politik shqiptar

Gazeta Max

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Gazeta Max
Lajme

Prenxhov: Dimovski të premten do të tregojë për rolin e ASK-së për nënshtetësinë e Onishçenkos

Shkup, 15 nëntor – Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, Lupço Prenxhov për MIA-n deklaroi se nesër do të mbahet mbledhje me rend të ditës: Roli i Agjencisë për Siguri kombëtare në kontrollin e sigurisë së personit Aleksandër Onishçenko gjatë dhënies së mendimit pozitiv për pajisje me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, por që të premten drejtori i ASK-së Viktor Dimovski do të raportojë para komisionit.

Prenxhov tha se nesër do ta hapë mbledhjen dhe pas miratimit të rendit të ditës do të shpërndahet materiali, por që debati do të jetë të premten. Deputeti tha se pret që deputetët e shumicës të marrin pjesë në seancë nesër dhe të premten. Gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për media, Prenxhov tha se Dimovski është më i thirruri për t’u përgjigjur rreth dhënies së pasaportës së shtetasit ukrainas i cili është në kërkim në vendin e tij dhe në listën e zezë amerikane.

“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, tha Prenxhov.

Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjëlle Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Related posts

Taravari: Nëse marrim garanci për 80 vota, mund t’i fillojmë negociatat për të hyrë në Qeveri

Gazeta Max

Aksident i rëndë para urës së Sarajit, vetura godet një motoçiklist

Gazeta Max

Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

Gazeta Max
Lajme

Prenxhov: Dimovski të premten do të tregojë për rolin e ASK-së për nënshtetësinë e Onishçenkos

Shkup, 15 nëntor – Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, Lupço Prenxhov për MIA-n deklaroi se nesër do të mbahet mbledhje me rend të ditës: Roli i Agjencisë për Siguri kombëtare në kontrollin e sigurisë së personit Aleksandër Onishçenko gjatë dhënies së mendimit pozitiv për pajisje me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, por që të premten drejtori i ASK-së Viktor Dimovski do të raportojë para komisionit.

Prenxhov tha se nesër do ta hapë mbledhjen dhe pas miratimit të rendit të ditës do të shpërndahet materiali, por që debati do të jetë të premten. Deputeti tha se pret që deputetët e shumicës të marrin pjesë në seancë nesër dhe të premten. Gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për media, Prenxhov tha se Dimovski është më i thirruri për t’u përgjigjur rreth dhënies së pasaportës së shtetasit ukrainas i cili është në kërkim në vendin e tij dhe në listën e zezë amerikane.

“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, tha Prenxhov.

Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjëlle Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Related posts

Tetova po ZHVILLOHET – prandaj po sulmohet

Gazeta Max

LSDM: Që në mars pensionistët do të fitojnë rritje të pensioneve, e paga minimale shkon në 20mijë denarë

Gazeta Max

Shaqiri: Të mundohemi të ketë zgjidhje, jo bojkot

Gazeta Max