GazetaMax
Lajme

Presidenti Biden në Japoni për takimin e nivelit të lartë të G7-ës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka mbërritur në Japoni, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, raporton VOA.

Udhëheqësit e G7-ës pritet të dënojnë me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës duke premtuar vazhdimin e mbështetjes ndaj Kievit. Presidenti Volodymyr Zelenskyy pritet t’i bashkohet seancës përmes komunikimit elektronik.

Mes të tjerash, diskutimet pritet të përqendrohen tek përshkallëzimi I kërcënimeve të Pekinit ndaj Tajavanit dhe tek gjetja e rrugëve për të ulur varësinë ekonomike dhe zinxhirëve të furnizimit të vendeve perëndimore nga Kina.

Related posts

Konventa nacionale për BE-në e Maqedonisë së Veriut hodhi themelet për një proces të suksesshëm të negociatave të anëtarësimit

Gazeta Max

Kryetari i Butelit Kostovski: ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!

Gazeta Max

Mbledhja e nesërme e koalicionit, do të spjegohen qëndrimet mbi propozimin francez

Gazeta Max