GazetaMax
SPORT

Presidenti i Atleticos ia mbyll derën Ronaldos: Nahuel ishte lojtari i fundit që dëshironim

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka folur për transferimin e fundit të ekipit të tij.
Nahuel Molina është lojtari më i ri i ‘rojiblancos’.
Ai u prezantua tek Atletico Madrid dje.
Pas prezantimit të tij, ishte presidenti i ekipit që tha se ky ishte transferimi i fundit që ata kanë dashur.
Kështu duke ia mbyllur derën përfundimisht një kalimi të mundshëm të Ronaldos drejt ‘Civitas Metropolitano’.
“Me këtë transferim, menaxhmenti ynë sportive arriti të përshtatet me lojtarin e fundit që ne po kërkonim”, tha Enrique.
Kujtojmë se kundër transferimit të ylli portugez janë edhe tifozët e klubit, pasi kanë bërë fushata kundër tij.

Related posts

Ronaldinho ka fjalë të mëdha për Milanin

e-max

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut

e-max

Sa serioz është lëndimi i Thibaut Courtois

e-max