GazetaMax
Kuriozitete

Presidenti i La Ligas: Edhe vetë Messi është penduar që u largua

A do të rikthehet Lionel Messi te Barcelona për ta mbyllur karrierën tek klubi që e rriti, promovoi dhe e ndihmoi të shndërrohej në një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit? kjo është pyetja më e madhe për merkaton e verës, teksa argjentinasit i skadon kontrata me PSG dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal rinovimi. 35-vjeçari mund ta vendosë vetë të ardhmen dhe tek Barça duan shumë që “pleshti” të zgjedhë katalanasit për një “kërcim të fundit”. Së fundmi, edhe presidenti i La Liga, Javier Tebas shpreson që “pleshti” të rikthehet në shtëpinë e tij.
“Nuk di të them nëse Messi do të rikthehet te Barcelona për të dhuruar edhe një show të fundit me katalanasit. Gjithçka varet nga vetë ai, unë shpresoj shumë që të rikthehet. Do të ishte diçka shumë e mirë për futbollin spanjoll, sidomos për skuadrën në të cilën ai u rrit. Mendoj se edhe vetë Messi e di që ishte një gabim “divorci” me Barcelonën. Klubi dhe Messi kishin një marrëdhënie shumë të gjatë dhe të shëndetshme nga e cila përfituan të dyja palët”, u shpreh Tebas.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Messi do të zgjedhë Barcelonën për herë të dytë teksa së fundmi për argjentinasin është duke u interesuar shumë edhe Inter Miami i David Beckham, me këtë të fundit që po bën maksimumin të transferojë sulmuesin në Amerikë.

Related posts

Me këtë veprim, Dybala ngjallë dyshime se po transferohet të gjiganti nga La Liga

Gazeta Max

Tifozi shqiptar që u fut në fushën e Santiago Bernabeut publikon videon se si e mashtroi sigurimin dhe qëllimin e tij për ta përqafuar Benzeman

Gazeta Max

Goretzka sulmon Lewandowskin: Me ne arrinte gjithmonë në të tetat

Gazeta Max