GazetaMax
Lajme

Presidenti Pendarovski uron shqiptarët për ditën e alfabetit

Shkup, 22 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë, urime 22 Nëntori, dita e alfabetit të shqipes. Në këtë festë na kujtohet një nga momentet më të rëndësishme të zhvillimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Të vetëdijshëm se, sipas fjalëve të Gjerg Fishtës, janë mbledhur për të zgjedhur alfabetin, i cili do të jetë më i dobishëm për përparimin arsimor dhe kulturor të popullit, delegatët e Kongresit të Manastirit në vitin 1908 morën vendime historike për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Me këtë hapën rrugën për zhvillimin e mëtejmë arsimor dhe kulturor të popullit shqiptar dhe zhbllokuan potencialin krijues të gjeneratave të autorëve që do të krijojnë vepra të vlefshme letrare”, thekson Pendarovski.

Në mesazhin e urimit, presidenti thekson se festimi i kësaj feste konfirmon përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të nxitur bashkëjetesën në shoqërinë multietnike dhe multigjuhësore maqedonase.

Related posts

Arrestohet një person, kalonte naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë

Gazeta Max

Studentët i morën mjetet për racion të subvencionuar të studentëve

Gazeta Max

Ahmeti i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së luftëtarit të UÇK-së nga Kumanova, Bekim Jashari

Gazeta Max