Presidentja hungareze Novak nesër për vizitë në Shkup, zbardhet agjenda

Date:

Shkup, 5 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i koleges së tij hungareze Katalin Novak, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Sipas njoftimeve nga Kabineti i shefit të shtetit, presidentja e Hungarisë do të pritet në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një takim kokë më kokë ndërmjet Pendarovskit dhe Novakut dhe një takim plenar të delegacioneve të dy vendeve.

Novak do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa së bashku me Pendarovskin do të takohen edhe me përfaqësues të organizatave rinore.

Në kuadër të vizitës, presidentët Pendarovski dhe Novak do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup. 

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e...

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

Ai është artisti i familjes e megjithëse që i...

Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Vlerësimin për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë i konsideroj...