GazetaMax
LAJME

Protestë e shoferëve të autobusëve në Hasanbeg

Shkup, 5 shkurt – Moti i ftohtë nuk i zmbrapsi transportuesit privat që të dalin sërish në protestë të dielën në Hasanbeg të Shkupit. Shoferëve iu bashkëngjiten edhe qytetarët për të shprehur revoltën ndaj moszgjidhjes së këtyre linjave, të cilat prej muajsh janë ndaluar së funksionuari në transportin publik të kryeqytetit. Rreth 130 shoferë thonë se mbi 3 muaj janë të papunë, kurse suspendimi i tyre ka paralizuar transportin publik.

 “Mungesa ka në të gjitha linjat, sepse ndërmarrja për qarkullim publik disponon diku me 270 autobusë, por mungojnë edhe 208 autobusët tanë, nuk ka kapacitet NQP-ja ta shërbej qytetin në atë mënyrë sa duhet. Për shembull, kur kemi vozitur në linjën 19 në një turn kemi qenë 14 autobusë, kurse tani janë vetëm 3 autobusë, që është shumë larg shërbimit që duhet të jetë”, tha Isen Halili, Shofer.

Nga Qyteti i Shkupit u ka ardhur një ftesë që nesër të shkojnë në takim me kryetaren Danella Arsovska. Transportuesit privat, të cilët funksionon paralelisht me Ndërmarrjen e qarkullimit publik në Shkup, kanë krijuar një këshill të ri koordinativ për tu përfaqësuar zyrtarisht në gjetjen e zgjidhjes me autoritetet.

“Do të takohemi me kryetaren për të parë nëse mund të gjejmë gjuhë të përbashkët për ti zgjidhur problemet tona por tu bëhet qarja edhe qytetarëve për transport sa më efikas publik. Ne ashtu vendosëm të krijojmë një këshill të ri koordinativ për tu përfaqësuar dhe kërkuam takim, për fat ne ia dolëm të marrim ftesë nga kryetarja për takim dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Jovica Zafirovski, Përfaqësues i Këshillit të ri koordinativ.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se do të diskutohet me transportuesit private të autobusëve për tu gjetur një zgjidhje për të gjitha problemet, por në asnjë rast nuk do të jetë në dëm të qytetit të Shkupit. Ata thanë se oferta e tyre për të punësuar operatorë privatë përmes thirrjeve publike ishte në të mirë të gjithëve, por duke qenë se askush nuk ka aplikuar tek ata, kjo temë, sipas tyre, tashmë është mbyllur. 

Related posts

Mogerini: Fillimi i negociatave me Shkupin e Tiranën është në interes të BE-së

e-max

Prej sot fillon bllokada e VMRO-së në Kuvend, shteti po futet nga kriza në krizë

e-max

Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

e-max