GazetaMax
Lajme

Prezantimi i platformës për vetëpunësim në Çair, Asani: Nuk flasim me slogane, por krijojmë mundësi reale

Kryetari i këshillit të komunës së Çairit, Jetmir Asani përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot drejtues të pushtetit qendror kanë prezantuar para rinisë platformën që ofron mbështetje për të rinjt të cilët dëshirojnë të vetpunësohen.

Postimi i plotë:

Sot në Çair, rrethuam sallën e madhe me energji rinore dhe ide për të ardhmen.

Në praninë e zv.kryeministrit Izet Mexhiti, deputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve qendrore, zhvilluam një sesion informues me Ministrin e Ekonomisë z. Besar Durmishi dhe Drejtorin e Agjensionit për Punsim z. Selatin Beluli, si dhe Arbnor Maliqin si përfaqësues i rinis së Çairit, për mbështetjen konkrete që ofrohet për të rinjtë dhe bizneset e reja.

Interesim i madh, pyetje të drejtpërdrejta dhe një dëshmi e qartë se Çairi ka potencial, vullnet dhe vizion për të ecur përpara.

Ne nuk flasim me slogane, ne krijojmë mundësi reale.

Related posts

Anketa/ Një e treta e qytetarëve mendojnë të largohen nga Maqedonia

Gazeta Max

Faktor.mk pyet: Më në fund a do ketë zgjidhje për godinën e Eurostandard Bank?

Gazeta Max

Berisha: Do plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes së shqiptarëve në SHBA

Gazeta Max