GazetaMax
BALLINA

Prezantohen “Start-up Pitch & Networking” projektet nga Jethro, të pranishëm edhe Drejtori Halili dhe ambasadori Otsuka

Sot në FIZHT patëm një event të suksesshëm “Start-up Pitch & Networking”, të cilin e organizuam së bashku me Jethro – Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme.

Gjashtë ndërmarrje startup që mbështeten nga FIZHT, patën mundësinë të prezantohen para një delegacioni të përbërë nga Ambasadori i Japonisë, Z. Kazuya Otsuka, si dhe përfaqësues të një numri të madh ndërmarrjesh japoneze. Hapëm dyert dhe mundësuam bashkëpunim të ndërsjellë, investime dhe partneritete të ardhshme mes ndërmarrjeve startup nga të dy vendet.

Startupet janë shtytësit kryesorë të një ekonomie inovative dhe ne jemi veçanërisht krenarë që ato përbëjnë pothuajse 60% të portofolit të FIZHT. Është duke u zhvilluar thirrja e gjashtë publike me radhë “Startupavaj 6” e dedikuar për hulumtim dhe zhvillim.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=964423755248091&set=pcb.964424135248053

Related posts

Bujar Osmani: Ja 10 premtimet e realizuara të Ali Ahmetit që e bënë atë personazh të vitit

e-max

Grubi në Click plus: Si shtet nuk e kemi luksin të largohemi nga rruga e BE-së

e-max

Analistët: Pa sulme ndaj shqiptarëve dhe Perëndimit, VMRO-DPMNE nuk funksionon dot!

e-max