GazetaMax
Lajme

Prindërit ende në dilemë për vaksinimin e fëmijëve, çfarë thonë mjekët

Shkup, 11 Dhjetor – Kundër njëzet prindërve gjatë tre muajve të fundit është ngritur procedim kundërvajtës, pasi që nuk i kanë faksinuar fëmijët e tyre.  Dhe për këtë ata duhet të paguajn gjobë prej 650 eurosh.

Një hulumtim i UNICEF-it tregoi se 4 në 10 prindër, për shkak të mungesës së informacionit për vaksinat, kanë dilemë nëse duhet të imunizojnë fëmijën e tyre.

30% kanë deklaruar  se marrin informacion jo të plotë dhe konfuz, për shembull, pse bëhet një vaksinë e caktuar në vendin tonë, e cila në vendet perëndimore nuk është përfshirë prej kohësh në kalendarin e vaksinimit. Autoritetet shpjegojnë – kjo është kështu, sepse këtu ekziston rreziku i përhapjes së atyre infeksioneve.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për  prind që janë kundër vaksinave, por një numër i madh i prindërve kanë pyetje, ju duhen informacione, këshilla dhe konsultime me mjektë e tyre. I inkurajoj ata prindër të cilët nuk i kanë vakcinuar fëmijët, ti sjellin fëmijët që ti vaksinojmë” – tha Aleksandra Grozdanova, koordinatore kombëtare për imunizim.

Zyrtarët sigurojnë se vaksinat janë të sigurta. Ata si shembull e tregojnë vitin 2019.  Për  6 muaj, 46 mijë fëmijë u imunizuan me vaksinën MRP dhe nuk u raportua asnjë reagim negativ.

“Në sistem futen numrat e saktë të serisë, numrat e çdo vaksine qe ka arritur, sasitë që janë blerë, data e skadencës së vaksinave dhe të gjitha ato të dhëna. Shpërndahen në punktete e vaksinimit. Çdo vaksinë e aplikuar për çdo fëmijë apo të rritur regjistrohet nga ekipi, kështu që duke i lidhur të gjitha ato informacione marrim një kartë vaksinimi për çdo person, saktësisht në çdo moment dihet çdo e dhënë që lidhet me imunizimin e tij” – u shpreh udhëheqësja e sistemit elektronik “Termini Im”, Zhaklina Çagoroska.

Nëpërmjet “Termini im”, mjekët amë në çdo kohë mund të raportojnë reagime të padëshiruara që pacientet kanë nga vaksina.

Related posts

Shoferët privatë takuan Arsovskën, së shpejti kthehen në punë !?

Gazetamax.mk

Takim Osmani – Dendias në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Gazetamax.mk

Besimi në Forumin “Euromani”: Zbatojmë qasje të përgjegjshme për tejkalimin e krizës

Gazetamax.mk