GazetaMax
Lajme

Pritje për çertifikatat për shkak të procedurave administrive

Shkup, 18 Shtator – Për të marr një dokument nga Librat amë, duhet pritur me ditë për shkak të procedurave administrative. Në sezonin veror ky fenomen arriti pikun pasi qytetarët akoma preferojnë metodën e vjetër të presin para sporteleve dhe jo aplikimin on-line pasi procedurën elektronike e shohin më të vështirë se sa pritjet fizike. Me ardhjen e mërgimtarëve fluksi i kërkesave u dyfishua.

“Për tu realizuar marrja on-line e dokumentacioneve është e nevojshme që qytetarët të kenë profil të hapur për të vërtetuar autenticitetin si dhe pajisjet në shtëpitë e tyre për nënshkrimet elektronike”, thanë nga Drejtoria për udhëheqjen e Librave amë.

Të dhënat e Drejtorisë për udhëheqjen e Librave amë tregojnë se në 6 muajt e fundit janë bërë mbi 256 mijë kërkesa për certifikata të lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes, prej tyre vetëm 18 mijë ishin elektronike.

Drejtoria për udhëheqjen e Librave amë

Certifikatat e lindjes për mars-gusht në sportel 158,929 kërkesa dhe 14,737 aplikime elektronike.

Certifikatat e kurorëzimit për mars-gusht në sportel 50,038 kërkesa dhe 2,926 aplikime elektronike.

Certifikatat e vdekjes për mars-gusht në sportel janë bërë 28,689 kërkesa dhe 697 aplikime elektronike.

Nga Drejtoria e udhëheqjes së Librave amë thonë se portali tyre është aktiv gjatë gjithë kohës. Ndërsa qytetarët thonë se nuk mund të kenë çdoherë qasje në e-portal andaj dynden dyerve të drejtorisë. Drejtori Blerim Abazi iu bën thirrje qytetarëve rezident që të shmangin sezonin e verës, ndërsa diaspora mund të kryej shërbimet on-line nga vend qëndrimet e tyre.

“Marrja e certifikatave të lindjes për fëmijë pritjet janë më të gjata sepse MPB e bën krijimin e numrit amë kurse ne si drejtori vetëm e japim certifikatën e lindjes. Ankesat kanë qenë të qytetarëve përse pritjet janë kaq të gjata andaj kemi bë grup pune me MPB dhe jemi në fazën e testimit të gjenerimit të numrit amë në mënyrë elektronike. Në kohën e sezonit veror kërkesat që bëhen në sportel parimisht duhet të pritet deri në dy ditë, kërkesat që bëhen në mënyrë elektronike i përpunojmë brenda ditës duhet pak punë krahas atyre që bëhen përmes sportelit”, tha Blerim Abazi, Drejtor në Drejtorinë për udhëheqjen e Librave amë.

Ndonëse nuk ka asnjë pengesë juridike, nuk ka hapa konkret që të unifikohet sistemi i digjitalizuar, i cili do të mundësonte përmirësimin e gabimeve drejtshkrimore të emrave e mbiemrave. Në krahasim me ne, vendet e rajonit i kanë më të avancuara sistemet digjitale të shërbimeve të gjendjes civile.

Related posts

Fakulteti Ekonomik i UT organizoi debat shkencor me temën “Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike”

Gazetamax.mk

LSM: Mënyrat kryesore për të dalë nga kriza janë në kurriz të punëtorëve, kjo nuk pranohet

Gazetamax.mk

Xhaferi u takua me ambasadoren e sapoemëruar greke Filipidu

Gazetamax.mk