GazetaMax
Uncategorized

Prodhuesi i iPhone në Tajvan, Pegatron, pezullon operimet në dy fabrika në Kinë

Pegatron Corp e Tajvanit, e cila monton iPhone për Apple Inc, tha të martën se kishte pezulluar operacionet në uzinat e saj në Shangai dhe Kunshan në Kinë për shkak të protokolleve strikte të qeverisë për shkak të COVID-19.

Sipas mediave të huaja, Kina e ka vendosur Shangain nën një bllokim të rreptë që nga fundi i marsit dhe Kunshan fqinjë gjithashtu ka shtrënguar kufizimet për të kontrolluar shpërthimin më të madh të COVID-19 në vend që kur coronavirusi u zbulua në fund të vitit 2019 në qytetin e Wuhan.

Kompanitë globale, nga prodhuesit e telefonave tek prodhuesit e çipave, janë shumë të varura nga Kina dhe Azia Juglindore për prodhim dhe kanë diversifikuar zinxhirët e tyre të furnizimit pasi pandemia shkaktoi kërdi.

Sipas Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare të Tajvanit, që nga 7 prilli, gjithsej 161 kompani tajvaneze të listuara raportuan se operacionet e tyre në Shangai dhe Kunshan janë ndalur, 41 prej tyre prodhojnë pajisje elektronike.

“Në skenarin më të mirë, rifillimi i plotë i prodhimit mund të mos jetë i mundur deri në fund të prillit ose në fillim të majit”, ka thënë analisti Ming-Chi Kuo me TF International Securities, duke shtuar se Apple mund të minimizojë ndikimin për shkak të zinxhirit dhe marrëdhënies së fortë të furnizimit me qeverinë kineze.

Sipas mediave të huaja, Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Related posts

Ky dron mund të transportojë 45 kg ngarkesë dhe të fluturojë me shpejtësi deri në 130 km/h

e-max

Katër mënyrat sesi të dalloni fotot e krijuara nga Inteligjenca Artificiale

e-max

Paisjet shtëpiake që konsumojnë shum energji edhe kur janë në gjendje “standby”

e-max